Rregullat & Kushtet

PERKUFIZIME DHE PARIME TE PERGJITHSHME

•”Qiramarrës“quhet klienti i cili nënshkruan kontratën e qiramarjes dhe i jepet e drejta të drejtojë automjetin e përcaktuar në kontratë.

• “Qiradhënës” quhet 4Rental Albania (Kreshnik Memia) e shkruar në kontratën e qiradhënies (KQ) të paraprintuar.

 •”Automjet“quhet makina të cilën qiradhënësi ia jep me qira qiramarrësit për një periudhë kohore për të cilën është rënë dakort paraprakisht.  

•”Dëmtim” quhet cdo demtim qe i ndodh automjetit, duke perfshire dhe xhamat, dritat dhe pasqyrat.

Në momentin e firmosjes së kontratës qiramarrësi merr përgjegjësitë e plota në të gjitha aspektet në afatet e caktuara në kontratë.

Qiramarrësi duhet të japë informacionet e detyrueshme me dokumenta mbështetëse: identitetin, adresën, numrin e pasaportes lejes se drejtimit dhe numrin e kontaktit(tel/cel ose/dhe e-mail).

Qiramarrësi duhet të zotërojë një leje drejtimi automjeti të vlefshme në Shqipëri ose të lëshuar nga autoritetet përkatëse së paku 12 muaj përpara datës së fillimit të qiradhënies.                                                                       

Qiramarrësi ngarkohet me përgjigjësinë ligjore që automjeti i marrë me qira të mos përdoret për transport udhëtarësh apo mallrash, të mos jepet me qira, të mos tërheqë automjete apo sende të tjera pa autorizimin e shkruar të Qiradhënësit, të mos përdoret për gara, të mos përdoret për qëllime të paligjshme, të mos përdoret në mënyrë të pakujdesshme, të mos drejtohet nga persona të tjerë të pa autorizuar me shkrim nga Qiradhënësi, të mos ngarkojë automjetin me pasagjerë, apo me sende jashtë kapacitetit mbajtës të tij.                                                                                  

Në faqen e parë të kontratës janë të lëshuara të dhënat e automjetit dhe një skicë e tij që tregon gjendjen e automjetit në momentin e dorëzimit e cila duhet të plotësohet përpara se automjeti të dorëzohet tek qiramarrësi, ku duhet të shënohet çdo lloj dëmtimi që miakina ka dhe të firmoset nga qiramarrësi dhe agjenti 4Rental Albania.

Qiradhënësi nuk ka asnjë përgjegjësi për çdo lloj pretendimi që mund të lindi nëse nuk është shënuar në kontratë përpara se të largoheni nga agjenti i kompanisë.

Qiramarrësi le në dispozicion të Qiradhënësit një depozitë sipas kategorisë së automjetit.

Çdo dëmtim i automjetit i shkaktuar në kohën e qiramarrjes do të jetë kosto shtesë për qiramarrësin e përcaktuar sipas policës së Sigurimit që ai ka zgjedhur.

Në rast aksidenti, Qiramarrësi është i detyruar të mos lëvizë automjetin nga vendngjarja, të marrë shënim targën e automjetit tjetër nëse ai largohet, të njoftojë urgjentisht policinë dhe Qiradhënësin, të përshkruajë ndodhinë, e të plotësojë dokumentacionin (formularët standart) e nevojshëm.

Në rast aksidenti ose dëmtimi, qeramarrësit do ti tarifohet një faturë për ditët që makina do të jetë në servis e cila është 60% e vlerës së dhënë në kontratë për ditë.

Qiramarrësi merr përsipër të blejë karburant vetëm në pikat e shitjes GEGA OIL ose Shell jashtë vendit.

Qiramarrësi merr përsipër të ndalojë duhanpirjen në automjet.    

Qiramarrësi merr përsipër të mos kryejë më shumë se 250 (dyqind e pesëdhjetë) km në ditë.

Qeramarrësi e ka rreptësisht të ndaluar të udhëtojë në rrugë të këqija, offroad pra duhet të udhëtojë vetëm në rrugë me asfalt.

Qiramarrësi duhet të kthejë automjetin në të njëjtën gendje në të cilën e ka marrë duke perfshirë këtu të gjithë aksesorët, lavazhin dhe nivelin e karburantit në momentin e dorëzimit. (Mos respektimi i ketyre kushteve do të jetë subjekt i kostos shesë për dëmtimet ose shërbimet që 4Rental Albania do duhet të bëjë në mungesë të qiramarrësit).

Në asnjë rrethanë Qiradhënësi nuk është përgjegjës për mallra që mund të gjenden apo të jenë lënë në automjet gjatë apo në përfundim të periudhës së qiramarrjes. Pasojat ligjore, që burojnë nga veprimet ose mosveprimet e kryera prej Qiramarrësit me ose pa automjetin e Qiradhënësit, gjatë periudhës së qiramarrjes, janë përgjegjësi ekskluzive, civile ose penale, të tij.

Qiramarrësi duhet të njoftojë patjetër qiradhënësin përpara kur udhëton jasht territorit Shqipëtar dhe duhet të paguajë një tarifë ditore extra për çdo ditë jashtë territorit të Shqipërisë.

NDALOHET RREPTËSISHT TË DËRGOHET MAKINA NË SERVIS, të kryhet ndërhyrje/ndryshime/ndërrim /riparime të asnjë lloji në mjet ose të hapet kofano e makinës gjatë periudhës të qiradhënjes!

Qiramarrësi do të shlyejë vlerën e plotë të gjobave të vëna gjatë periudhës së kontraktuar.

Qiramarrësi duhet dorëzojë makinën në gjendjen siç e ka marrë dhe të larë.

Qiradhënësi shprehet se automjeti që ai jep me qera është në gjendje shumë të mirë teknike, dhe nuk ka vese apo difekte që mund të ndikojnë në sigurinë e lëvizjes me këtë automjet, kur përdoret normalisht.

Kontrata hartohet në dy kopje të njëjta në gjuhën shqipe dhe hyn në fuqi në momentin e nënshkrimit.

ÇFARË PËRFSHIHET NË ÇMIMIN E MAKINËS:

Makina është e pajisur me të gjithë dokumentacionin e rregullt dhe të nevojshëm për të udhëtuar Brenda Shqipërisë duke përmendur LEJE QARKULLIMI, KONTROLL TEKTIK,TAKSAT E RREGULLTA VJETORE SHQIPËTARE, LEJE PËR XHAMAT E ERRËTA Sigurimi i detyrueshëm i automjetit për përgjegjësinë ndaj palëve të treta (TPL).

SHËRBIMET QË NUK PËRFSHIHEN

Transfertë në aeroport, zinxhirët e bores, babyseater, GPS, Siguracion Kasko për makinën, Wireless, tarifat për rrugët me pagesë, ura, tunele, brenda/jashtë vendit; Sigurimi Ndërkombëtar i Motorit – Kartoni i Gjelbër (mbulon përgjegjësinë e qiramarrësit për dëmtimet e automjeteve të tjera në rast përplasjeje jashtë vendit); Sigurimi i Aksidenteve Personale (PAI) për brendësi//jashtë vendit; taksat sipas shteteve (përveç Shqipërisë); tarifat e trageteve; tarifat kufitare/doganore; tarifat/gjobat e parkimit; gjoba për shpejtësi; gjoba për shoferin/për automjetin brenda ose jashtë vendit gjatë periudhës së qirasë; – NUK PËRFSHIREN në tarifën e qirasë.

MOHA E SHOFERIT DHE PATENTË SHOFER/LEJE:

Qiramarrësi duhet të jetë së paku 22 vjeç deri në maksimum 70 vjeç. Shoferi kryesor dhe çdo shofer shtesë do të duhet të japin një leje drejtimi të plotë në emër të tyre. Një patentë shoferi/leje ndërkombëtare nuk zëvendëson kërkesën për një leje drejtimi të rregullt. Nëse përdorni një patentë shoferi/leje ndërkombëtare, një leje drejtimi e plotë në emër të shoferit kryesor do të jetë ende e detyrueshme për të marrë me qira automjetin. Dorëzimi dhe kthimi i mjetit bëhet me një raport kontrolli të nënshkruar nga të dyja palët e autorizuara, bashkëngjitur Marrëveshjes së Qirasë.

DEPOZITA E GARANCISË        

Qiramarrësi le në dispozicion të Qiradhënësit një depozitë sipas kategorisë së automjetit, e cila jepet në momentin e kryerjes së marrveshjes për tu përdorur, në rast konstatimi kundravajtjeje, apo dëmtimi të automjetit ose pajisjeve, gjatë periudhës së kontraktuar, për mbulimin e plotë apo të pjesshëm të kostos së riparimeve apo ndërrimeve të nevojshme. Nëse depozita e garancisë nuk mund të mbulojë të gjitha detyrimet shtesë që i ngarkohen Qiramarrësit, Qiradhënësi duhet të rimbursohet me të gjitha mjetet për pjesën tjetër.

Në mungesë të kundravajtjeve apo dëmtimeve, depozita e marrë i kthehet Qiramarrësit e plotë.

ANULIM, NDRYSHIMET DHE KUSHTET E MOS SHFAQJES:

ANULIMI I REZERVIMIT PLOTËSISHT TË PARAPAGUAR: Rezervimet mund të anulohen në internet pa pagesë deri në 72 orë para fillimit të qirasë. Rezervimet e anuluara brenda 48 orëve nga fillimi i qirasë do të paguhen me një tarifë të barabartë me një qira 3 ditore. Nuk do të ketë rimbursim ose tarifë shtesë për rezervimet më pak se 3 ditë në kohëzgjatje. Kur automjeti nuk mund të merret për shkak të dokumentacionit të pamjaftueshëm ose mosdhënies së një karte krediti të vlefshme, kjo do të trajtohet si një anulim i bërë brenda 48 orëve, me kusht që të jemi të informuar në kohën e marrjes.

ANULIMI I REZERVIMIT GJATË SEZONIT: Anulimet e bëra më shumë se 72 orë përpara fillimit të qirasë do të paguhen me një tarifë të barabartë me shumën e depozitës. Rezervimet e anuluara brenda 72 orëve nga fillimi i qirasë do të paguhen me një tarifë të barabartë me një qira 3 ditore dhe shumën e depozitës. Nuk do të ketë rimbursim ose tarifë shtesë për rezervimet më pak se 3 ditë në kohëzgjatje. Kur automjeti nuk mund të merret për shkak të dokumentacionit të pamjaftueshëm ose dështimit për të siguruar një kartë krediti të vlefshme dhe ne jemi të këshilluar për këtë në momentin e marrjes – kjo do të trajtohet si një anulim i bërë brenda 48 orëve.

NDRYSHIMET: Rezervimet mund të ndryshohen pa pagesë përpara fillimit të qirasë. Nuk ka rimbursim për çdo ditë ose orë të papërdorur nëse automjeti kthehet herët në çdo marrje me qira.

SHËNIM: Një tarifë anulimi 100% do të paguhet nëse qiradhënësi nuk njoftohet për anulimin përpara fillimit të qirasë. Kjo përfshin rastet kur automjeti nuk mund të merret për shkak të dokumentacionit të pamjaftueshëm; dështimi për të siguruar fonde të mjaftueshme për të mbuluar shumën e depozitës; dhe/ose mosmarrja e makinës në orën/datën e caktuar.

SIGURACIONI

• Qiramarrësi është përgjegjës për makinën e cila i është besuar atij që nga momenti marrjes në dorëzim nga agjenti i 4Rental Albania dhe deri në dorëzimin e tij në stacionin e përcaktuar nga 4Rental Albania.

• Të githa automjetet janë të siguruara me siguracion (TPL) për dëmtimet trupore (perjashtohet shoferi ) dhe/ose dëmtimet pasurore të cilat qiramarrësi mund ti kërkojë nga një palë e tretë si rezultat i nje aksidenti ku eshte perfshire  automjeti.

•Githashtu automjetet janë të mbuluara me siguracion KASKO në të gjithë territorin e Shqiperisë nga dëmtimet dhe vjedhjet kundrejt një pagese shtesë pra opsionale deri në masën 80% të vlerës së dëmtimit të shkaktuar. Rrjedhimisht,në rastet e vjedhies së automjetit apo dëmtim i shkaktuar atij për të cilin qiramarrësi është përgjegjës, qiramaresit do ti kërkohet të kompensojë qiradhënësin në masën 20% të vlerës së dëmit që i ka shkaktuar automjetit.

• Për lëvizje jashtë territorit të Shqiperisë, qiramarrësi është i detyruar të blejë me shpenzimet e veta siguracionet përkatëse.

• Kur qiramarrësi udhëton jashtë territorit të Shqipërisë ai është totalisht përgjegjës për financimin e plotë të të githa shpenzimeve që ai do nevoitet të kryejë deri në momentin e dorëzimit të automjetit në stacionin e 4Rental, dhe deri në vlerën e plotë të makinës në rastin e vjedhjes.

•Qiramarrësi njoftohet për çdo lloj siguracioni që mund te marrë, nuk do të ketë vlere nese ai nuk merr masat e duhura për sigurinë e automjetit, pjesevë apo aksesorëve të automjetit, ose nuk merr parasysh kufzimet në përdorimin e automjetit apo abuzon ose keqperdoron atë.

•Në siguracion KASKO nuk perfshihen:

1 .Dëme në pjesën e poshtme apo të çatisë si pasojë e përplasjes me ura, tunele, struktura të varura etj..,            me përjashtim të rasteve nëse provohen ngjarje të forcave madhore.

2 .Dëmtimet e gomave nuk përfshihen në asnjë rast me perjashtim në rast të konsumimit normal të tyre.(Në rast dëmtimi qiramarrësi është i detyruar ta riparojë ose zëvendësojë gomën me shpenzimet e veta në pikën e caktuar nga qiradhënësi duke ruajtur të njëjtat karakteristka si goma orgjinale).

ÇËSHTJE LIDHUR ME RASTET/KUFIZIMET/DETYRIMET/KUSHTET PËR MBULIMET SIGURIMORE:

TPL mbulon 100% nëse automjeti është dëmtuar nga një palë e tretë e identifikuar (duhet të vërtetohet nga Raporti i Policisë!)

Nëse nuk identifikohet asnjë palë e tretë përgjegjëse, sigurimi CDW&TP aplikohet (me një tejkalim midis 300 € dhe 2000 €) nën vlerësimin e duhur mbi natyrën e dëmit dhe shkakun, me përjashtim të të gjitha rasteve të listuara në Listën e Përjashtimeve të Sigurimit të Automjeteve. Për të gjitha pyetjet në lidhje me sigurimet e automjeteve, qiradhënësi është i vetmi përgjegjës për t’u përgjigjur. Në sportelin e qiradhënësit, qiramarrësi mund të vendosë të blejë mbulesë shtesë për të zvogëluar ose hequr tepricën e CDW&TP, ose për të mbuluar atë që CDW&TP nuk e bën, siç janë pikat e përshkruara në Listën e Përjashtimeve të Sigurimit të Automjeteve. Nëse depozita e garancisë nuk mund të mbulojë të gjitha detyrimet shtesë që i ngarkohen Qiramarrësit, Qiradhënësi duhet të rimbursohet me të gjitha mjetet për pjesën tjetër. Për çdo muaj vonesë në pagesën e detyrimeve, Qiramarrësi ngarkohet me 10% shtesë të vlerës së papaguar. Qiradhënësi rezervon të drejtën të mbajë aktive dhe të përdorë informacionin e Kartës së Kreditit të Qiramarrësit, deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj pas përfundimit të periudhës së qirasë, në lidhje me këtë Marrëveshje Qiraje.

LISTA E PËRJASHTIMIT TË SIGURIMIT TË MJETEVE:

E gjithë pjesa e brendshme e kabinës nëse nuk ka dëshmi (Raport policie) e kasës së jashtme të mbuluar si shkak për dëmtime në brendësi!

Të gjitha rastet e zjarrit (makina e djegur pjesërisht ose plotësisht) kur shkaku është nga duhani, veprimet e pakujdesshme të Lessee!

Të gjitha rastet e ndonjë dëmtimi të shkaktuar nga shoferi i dehur në timon nëse vërtetohen nga Raporti i Policisë!

Të gjitha rastet e ndonjë dëmtimi të shkaktuar nga shoferi nën efekt të substancave të paligjshme nëse vërtetohen me raportin policor!

Të gjitha rastet e ndonjë dëmtimi të shkaktuar nga një shofer apo shofer i paautorizuar me autorizim të skaduar!

Të gjitha rastet e ndonjë dëmtimi të shkaktuar nga vullneti i Qiramarrësit – shembull: automjeti është përdorur për off Road ose drifting përplaset në tatëpjetë për shkak të mos përdorimit të frenave të parkimit!

Të gjitha rastet e vjedhjes/humbjes së mjetit rrëmbimi ose nëse qiramarrësi nuk jep çelësin origjinal të automjetit!

Të gjitha rastet e dëmeve të shkaktuara nga përdorimi i pakujdesshëm/i papërgjegjshëm i qiramarrësit!

Të gjitha rastet e çdo dëmtimi të shkaktuar nga përmbytjet në parkingje publike/private që nuk lidhen me fatkeqësi natyrore!

Të gjitha rastet e humbjes/mungesjes së pjesëve/pajisjeve apo dëmtimeve (rrota, mbulesa rrotash, goma, pasqyra, spoilerë, fshirëse, targa, antenë, çantë e rrotave rezervë, jack-kompresor) ku nuk ka asnjë provë aksidenti nga Policia.

Të gjitha rastet e dëmtimeve të shkaktuara nga shpërthimi/shpimi/ i gomës kur kjo është deklaruar/deklaruar nga raporti i policisë!

Të gjitha shpenzimet e transportuesit/tërheqës nëse rasti ka të bëjë me përdorim të gabuar/të parregullt të automjetit ose me defekte nga Qiramarrësi!

Të gjitha rastet e çdo dëmtimi të shkaktuar nga drejtimi i pahijshëm, përdorimi i pahijshëm i mjetit në rrugë të papërshtatshme, lundrimi i automjeteve duke kaluar lumenj apo liqene apo tunele të përmbytura në kushte që nuk përputhen me specifikimet e automjetit!

Të gjitha/Çdo shpenzim/e (akomodim, transport alternativ, etj) që ndodhin në lidhje me automjetin e mbuluar!

Të gjitha rastet e aksidenteve ku përplasja e palës së tretë është e fshehur ose qiramarrësi aplikon për CDW në vend të një procedure TPL – edhe nëse mbulimi i CDW jepet në fillim, Qiramarrësi do të jetë përgjegjës për të kthyer shumën e dhënë!

Të gjitha rastet e humbjes/vjedhjes së sendeve të çmuara personale brenda automjetit, ose të ndonjë pjese/pajisjeje të brendshme, ose navi/radio/ /CD-changer/dokumente, objekt i vjedhjes duke thyer xhamat ose duke hyrë në një automjet të hapur!

Të gjitha rastet e dëmtimeve/humbjeve të një automjeti gjatë periudhës së sekuestrimit/konfiskimit nga Autoritetet Ligjore për shkak të akteve të Qiramarrësit!

Të gjitha rastet e pjesëve të brendshme/xhamave/xhamave të thyer/dëmtuar nga objektet/pasagjerët të vendosur në mënyrë jo të duhur/pasigurt në bord (objekte ose shofer/pasagjerë që udhëtojnë pa rrip sigurimi ose foshnja pa sedilje për fëmijë)!

Qiramarrësi pranon që në lidhje me aksidentet ose përplasjet me automjete/objekte/persona të palëve të treta, qiramarrësi është i detyruar të deklarojë ngjarjen, të thërrasë Policinë, qiradhënësin dhe të mos largohet nga vendi i ngjarjes duke pasur parasysh që CDW/TP do ta mbulonte edhe këtë! Qiramarrësi nuk duhet të marrë përsipër fajin duke kursyer palët e tjera të përfshira (pasi kjo do të përkeqësojë kredinë e tij të sigurimit), as nuk duhet të jetë pjesë e proceseve gjyqësore ose grindjeve në rrugë – Qiramarrësi është i detyruar të NJOFTOJË POLICINË dhe si në të gjitha rastet duke thirrur gjithashtu 4RENTAL ! (POLICIA e Brendshme: TELON 126 ose 129 ose kontaktoni stacionin më të afërt të policisë).

ASISTENCA

• Në rast defekti të makinës përgjatë një udhëtmi, qiramarrësi duhet të kontaktojë menjëherë me punonjesit 4Rental Albania për të bërë të mundur asistencën e nevojshme.

• Në rast aksidenti qiramarrësi duhet të njoftojë në të njejtën kohë Policinë Rrugore në numrin 129 ose 126 dhe 4Rental Albania në numrin e dhënë në çastin e nënshkrimit të kontratës.

• Në çdo rast aksidenti duhet të rrini në vendngjarje dëri sa Policia Rrugore të mbërrijë në vendngjarje dhe të plotësoni rraportin e policisë për aksidentin përkatës në të cilin do e dorëzoni më pas tek  4Rental Albania.

Qiradhënësi ka të drejtë të përdorë informacionet bankare të qiramarrësit ku përfshihet dhe karta e kreditit për të paguar vlerën e plotë në rastet e vënies së gjobave nga policia për shkelje të trafikut rrugor ose dëmtime që qiramarrësi nuk i ka deklaruar më parë tek qiradhënësi.

Kushtet e mësipërme janë në përputhje të plotë me ligjet në fuqi në Shqipëri. Qiradhënësi dhe qiramarrësi bien dakort që për mosmarveshjet e lindura, kopetente për zgjidhjen e tyre të jetë Gjykata e Rrethit Tiranë.

MJETET ZËVENDËSUESE:

Qiradhënësi dorëzon një mjet zëvendësues pa pagesë në rast të defektit të automjetit të vet;

Qiradhënësi dorëzon pa pagesë një automjet zëvendësues vetëm pas paraqitjes së Raportit të Policisë (përfshirë dokumentet e automjetit) për aksidentin sipas këtyre kushteve: mjet zëvendësues pa pagesë për të gjitha rastet kur zbatohet mbulimi me CDW&TP/TPL; tarifë shtesë automjeti i dytë për të gjitha rastet kur mbulimi CDW&TP/TPL nuk zbatohet (nëse Qiramarrësi ka nevojë për një automjet të dytë) – tarifa e qirasë e automjetit të dëmtuar vazhdon deri në afatin e qirasë, pas riparimit automjeti ridorzohet nëse futet afati i qirasë ; çdo mjet zëvendësues/automjet i dytë është subjekt i të gjitha dispozitave të kësaj kontrate duke përfshirë një Depozitë të re Garancie për automjetin zëvendësues/të dytë; Qiradhënësi mbulon me shpenzimet e tij riparimet e dëmeve/dështimeve që nuk janë shkaktuar nga keqpërdorimi i Qiramarrësit;

POLITIKA E KARBURANTIT, SHOFERËT SHTESË DHE PAJISJET SHTESË:

Automjeti duhet të kthehet me të njëjtën sasi karburanti me të cilin është marrë. Sigurimi Kasko tarifë ditore   10-20 Euro, Komision ditorë kalim kufiri 10 Euro, Babyseat (vetëm sipas kërkesës) tarifë shtesë ditore: 3-5 Euro, Navigator portativ tarifë shtesë ditore 5 Euro, Telefon celular me një kartë SIM të rikarikueshme tarifë shtesë ditore: 5 Euro, Zinxhirë dëbore tarifë ditore 5 Euro, shërbimi me shofer tarifohet nga 0.3-0.8 Euro/Km (në varësi të kilometrave), wireless në makinë tarifë shtesë 5 Euro/dita.

Kundravajtjet

Qiramarrësi përgjigjet për kundravatjet si më poshtë:

  • Qiramarrësi do të zhdëmtojë vlerën e plotë të dëmeve që nuk mbulohen nga policat e sigurimit ku hyjnë: dëmtimet e pjesës së brendshme të kabinës pa përjashtim, dëmtimi apo çarja e gomave, dëmtimi i disqeve të rrotave, dëmtimi ose humbja e tasave mbulues të rrotave, dëmtimi i shasisë, dëmtimi i motorrit, i pompës së naftës ose benzinës si pasojë e përdorimit të karburantit të keq, dëmtimet e kryera nën efektin e alkoolit apo të drogave të ndryshme, dëmtimet e qëllimshme të shkaktuara përmes shpërthimeve, zjarrvënies, eksploziveve, apo nga djegia e tapicerisë së brendshme të makinës, dëmtimet e shkaktuara nga shoferë të paautorizuar me shkrim.
  • Qiramarrësi do të shlyejë vlerën e plotë të gjobave të vëna gjatë periudhës së kontraktuar nëse ai i deklaron apo i shlyen vetë ato, dhe trefishin e vlerës së gjobave, në rast fshehje të tyre.
  • Qiramarrësi do të paguajë 10 EURO për çdo orë vonesë, deri në vlerën e një dite të plotë qiramarrjeje të automjetit të sipërpërmendur.
  • Qiramarrësi do të paguajë 10 EURO, nëse automjeti dorëzohet i papastruar brenda dhe jashtë.
  • Qiramarrësi do të paguajë 1.9 EURO për çdo Litër karburant të dorëzuar më pak se ç’është marrë në dorëzim.
  • Qiramarrësi do të paguajë 0.3 EURO për çdo kilometër mbi kufirin prej 250 (dyqind e pesëdhjetë) km në ditë.
  • Qiramarrësi do të paguajë 50 EURO nëse lejon duhanpirjen në automjet.
  • Qiramarrësi do të paguajë 2 % të vlerës së çmimit të qirasë kamatë, për çdo ditë vonesë të pagesës së dëmshpërblimeve apo të kundravajtjeve të ndryshme.  

PËRGJEGJËSITË TË TJERA TË RËNDËSISHME TË QIRAMARRËSIT – QIRAmarrësi DUHET:

T’i përgjigjet Qiradhënësit për organizimin e inspektimeve, ndërhyrjeve dhe shërbimeve të rregullta ose shtesë;

Qiramarrësi duhet të përdori automjetin me përgjegjësi, të mbajë përgjegjësi për të gjithë pasagjerët në bord, të mos e japë me nënqira automjetin dhe të mos e tregtojë atë. Të mos tërheqë automjete ose sende të tjera, të mos lejojë persona të tjerë të paautorizuar të përdorin/drejtojnë automjetin, të mos përdorë mjetin që tejkalon kufirin e tij total të peshës mbajtëse, mos të transportojë materiale të paligjshme, mos transportojë materiale të papërshtatshme në bord, mos të vendosi udhëtarë ose materiale në mënyrë jo të duhur në bord, mos të përdori mjetin në kushte të rrezikshme në përmbytje ose akull, të mos cenojë ligjet dhe kodet Shqiptare të qarkullimit rrugor, të mos hajë ose pi në bord, të mos qarkullojë pa rrotën rezervë funksionale, të mos qarkullojë pa zinxhirë kundër borës në rastet/rrugët kur kjo është e detyrueshme, të mos voziti jashtë rrugës, të mos voziti me rroba të lagura.

Njoftoni qiradhënësin për çdo defekt të vërejtur në automjetin e dhënë me qira nga qiradhënësi, në vend ose menjëherë, përndryshe vonesa në vërejtjen ose drejtimin e automjetit me sinjale të verdha ose të kuqe në grupin e instrumenteve ose me dridhje, zhurma, anomali të dukshme mund të shkaktojë dëme më të mëdha dhe që të gjitha riparimet t’i ngarkohen Qiramarrësit;

Të mbajë përgjegjësi dhe të paguajë të gjitha detyrimet për dëmet e automjetit të shkaktuara nga cilësia e keqe/karburanti i papërshtatshëm;

Të mbajë përgjegjësi dhe të paguajë të gjitha detyrimet për të gjitha dëmtimet nga përdorimi i pakujdesshëm/i papërgjegjshëm/gabim i automjetit.

Të mbajë përgjegjësi dhe të paguajë të gjitha detyrimet për të gjitha dëmtimet ose humbjen e çelësave të automjetit (sipas kostove të furnizuesit zyrtar psh., veturë Mercedes Benz, servisi dhe kostot sipas Autostar Albania).

Të paguhen të gjitha shpenzimet për rigjenerimin e kabinës – larje speciale kundër duhanit (100 Euro), nëse pi duhan, në kthim.

Të mbahet përgjegjësi dhe të paguhen të gjitha detyrimet për çdo humbje ose dëmtim të pjesëve të brendshme, aksesorëve të brendshëm, veglave/kompleteve të rrotave rezervë, rrotës rezervë, dokumenteve të automjetit, targave të automjeteve, kompletit të urgjencës, djegies ose vrimave në sedilje.

Të pranohet që Qiramarrësi brenda/jashtë vendit do të mbulojë me mjetet e tij të gjitha shpenzimet që lindin/shkakohen për pritjen e një mjeti zëvendësues/të dytë ose ndihmën rrugore nga Qiradhënësi, dorëzimi i mjetit zëvendësues/të dytë ose i ndonjë ndihme rrugore nga 4Rental që do të kërkojë kohën e parashikuar të lëvizjes që lidhet me distancën nga Tirana në vendin e prishjes së mjetit në modalitetin normal të drejtimit.

Mos të lahet boja/pjesët e jashtme të trupit me furçë/vegla të papërshtatshme,të mos përdoren vajra/tretës të papërshtatshëm në ambiente të brendshme.

Të paguhen të gjitha detyrimet, tarifat, detyrimet për të gjitha ato që nuk mbulohen nga sigurimet e automjetit.

Të paguhet tarifa e qirasë edhe në rast të tërheqjes së patentës së shoferit të qiramarrësit nga policia nuk bëhet rimbursim i pagesës së qirasë.

Të mos kryejë ndërhyrje/ndryshime/ndërrim/riparime të asnjë lloji në mjetin, objekt i kësaj kontrate.

Të pranohet që të dhënat e GPS të automjetit të konsiderohen prova në rastet e aksidenteve/zjarreve/vjedhjeve.

Dispozita të Fundit

Në rast se Qiramarrësi vepron në  kundërshtim me sa parashikohet më sipër, dhe Qiradhënësi vlerëson se ka rrezik që automjetit t’i shkaktohet ndonjë dëmtim, Qiradhënësi ka të drejtë të zgjidhë kontratën në mënyrë të menjëhershme e të njëanëshme dhe të marrë automjetin pa paralajmërim. Qiradhënësi ka dhe ruan të pacënuar të drejtën që të kërkojë kompensim për dëmet, kurdoqoftë.

Adresat e palëve, të përcaktuara në kontratë, konsiderohen të vlefshme dhe çdo dorëzim apo korrespondencë ndërmjet palëve do të bëhet në ato adresa. Derisa pala tjetër të marrë njoftimin përkatës për ndryshimin e adresës, të dyja palët do të konsiderojnë të vlefshme adresën e përmendur në kontratë ose adresën e përcaktuar në njoftimet e mëparshme për ndryshim.

Rregullorja i nënshtrohet legjislacionit shqiptar në fuqi dhe do të interpretohet në përputhje me legjislacionin. Në rast mosmarrëveshjeje ndërmjet palëve në lidhje me interpretimin, zbatimin dhe zgjidhjen e kontratës, palët do t’i drejtohen Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Mirë se vini në 4rental, partneri juaj i besuar për shërbimet e marrjes me qira të makinave pa probleme. Në 4rental, ne e kuptojmë rëndësinë e transportit pa probleme për ta bërë udhëtimin tuaj të paharrueshëm dhe të përshtatshëm.

Abonohuni për oferta të reja

Vendndodhja jonë